E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cannon:Reforma në drejtësi, pikë kyçe për integrimin

"Shqipëria duhet të bëjë reformim të sistemit të drejtësisë, të luftoj korrupsisonin dhe krimin e organizuar, këto të parashikuara qartë në 12 kriteret e integrimit në BE".  Nga qyteti i Gjirokastrës ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Nicholas Cannon theksoi se këto janë pikat kyçe që duhet të plotësohen në kohën kur Shqipëria është në pritje të marrjes së statusit kandidat.
 

"Edhe ne si një prej vendeve të BE jemi të interesuar që Shqipëria të marrë vendin e statusit kandidat,dhe ne shpresojmë që kjo të ndodhë këtë vit , ose në të ardhmen e afërt. Ajo që ka të bëjë me çështjen e drejtësisë këtu, korruspionin dhe rastet specifike që gjykohen gjithashtu dhe çështjet e krimit të organizuar hyjnë mes 12 kritere të cilat duhet të plotësohen për marjen e statusit kandidat. Ne mendojmë që këto kritere të vendosura nga komisioni evropian kanë nevojë akoma të plotësohen. Këto janë aspekte të rëndësishme të kritereve dhe të gjitha vendet anëtare janë të interesuara të shikojnë më shumë progres rteth këtyre çështjeve në këto aspekte" theksoi ambasadori.

Ndërsa disa nga problememet që dominojnë klasën politike në vend, sipas ambasadorit është, reforma zgjedhore, e cila pas debateve kaloi në parlament, duke ia lënë vendit heqjes së imunitetit, një tjetër çështje kyçe që pasohet me akuza ndaj palëve kryesore politike.
 

"Unë mendoj se ne nuk mund të veçojmë mes kritereve më të rëndësishme megjithatë mund të nënvizojmë reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore ishte një pikë kyçe dhe tjetra sigurisht ka qenë çështja e imunitetit të deputetëve dhe gjithashtu imunitetit për gjyqtarët. Kjo është një çështje që ka kërkuar një konsesus të gjerë dhe konsesusi i mëtejshëm do të jetë në interes të klasës politike këtu dhe reformave në Shqipëri. Ndaj këtyre aspekteve anëtarët e BE janë shumë të vëmendshëm dhe të dyja këto çështje duhet të marrin zgjidhje përfundimtare dhe të drejtë në mënyrë urgjente për ti paraprirë vlerësimit të ardhshëm që do të vijojë nga BE" shtoi ambasadori britanik.
 

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri Nicholas Cannon deklaratat i bëri gjatë vizitës së tij të parë në Gjirokastër ku ishte ftuar në një event muzikor folklorik.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›