Rama me Koçon, në mendime për turizmin dhe për t’u zhveshur nga imuniteti
Pasi e shpalli si të dështuar vitin turistik, Edi Rama ka zbritur vetë në bregdet, për të verifikuar deklaratat e thëna badihava. Bashkë me Koço Kokëdhimën, ai ka parë prioritetet e natyrës shqiptare, bile thonë se është kandisur edhe të zhvishet nga imuniteti, së bashku me vëllamët e tij, si e vetmja dëshmi se ai me të vërtetë i do të gjitha alternativat e integrimit në Evropë
Relaks kanë qenë ditët e fundit për Edi Ramën, kreun e PS-së. Duke shfrytëzuar në maksimum të mirat e turizmit, si atij bregdetar edhe atij malor, Edi Rama po i shfrytëzon këto ditë edhe për të verifikuar ecurinë e turizmit, bashkë edhe me mundësinë e një refreshi të mendimeve për atë (turizmin)..., pse jo edhe për zhveshjen nga imuniteti.
Pasi e shpalli si të dështuar vitin turistik, ai ka zbritur vetë në bregdet për të verifikuar deklaratat e thëna badihava. Në këtë zbritje në fshatin bregdetar të Qeparoit, thonë se ai është tallur paq me deklratat për “turizëm të dështuar” të Ilir Beqjas, sepse situata ka qenë krejt ndryshe, nga ajo që ai vetë nxiste të sajonin e trillonin amplifikatorët e tij (të tipit Ilir Beqja).
Në këtë udhëtim turistik në bregdetin e Jonit, nuk kishte si të mos mungonte shoqëria e Koço Kokëdhimës. Biles bashkë me Koço Kokëdhimën, ai ka parë prioritetet e natyrës shqiptare që kanë qenë shumë më ndryshe, shumë më joshëse dhe optimiste, nga çfarë ai nxiste shoqëruesin e tij, “botuesin e pavarur”, të shkruante në gazetën e tyre “të pavarur”, ku vetë bëjnë kryeredaktorin (me gjasa, me rotacion) dhe vetë bëjnë gazetarin (me gjasa, pa rotacion).
Në këto ditë turistike në bregdetin jugut, mes shëtitjeve të sforcuara “për t’u shpëtuar syve kureshtarë” thonë se Edi Rama është kandisur edhe të zhvishet nga imuniteti, së bashku me vëllamët e tij, si e vetmja dëshmi se ai me të vërtetë i do të gjitha alternativat e integrimit në Evropë. Aq e besueshme është kjo, sa duke u ndjerë i barabartë, mes të barabartëve, Edi Rama për gjatë gjithë ditëve që ka ndenjur në Qeparo, ka frekuentuar si të gjithë, “lokalin e kryeplakut të fshatit”…
Te ai lokal thonë se i ka hyrë lezeti, se është më mirë të jetë pa imunitet se sa me imunitet.
Kthimi nga pushimet i Edi Ramës, pritet ta gjejë atë “me mendje tjetër”, si për konsiderata për turizmin, të përforcuara e verifikuara edhe nga turizmi malor i shijuar prej disa ditësh në Korçë, ashtu edhe për imunitetin…
Le të presim.
Duke parë e duke bërë…