E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Politika të gjejë konsensusin për marrjen e statusit

Kreu LSI- së Ilir Meta u ka bërë thirrje partive politike që të plotësojnë kushtet e integrimit evropian.

Duke folur nga Jala ai ka thënë se Lëvizia Socialiste për Integrim është për heqjen e vizve dhe ruajtjen e stabilitetit politik.

Ne kemi bërë gjithçka që mund të bëjë një forcë e përgjegjshme për të nxitur reformat dhe konsensusin që i përshpejton ato në vendin tonë. Ndaj gjejmë rastin përsëri ti ftojmë aktorët politikë, të mos e shpërdorojnë kohën që është tepër e çmuar në ditët që po kalojnë ,në javët që po vinë për ti dhënë Shqipërisë statusin për 100 vjetorin e pavarësisë,dhe te krijimit të shtetit tone- tha ai.

Duke folur për heqjen e imunitetit ai ka thënë se ky është një proces i domozdoshëm, por mënyrë më e mirë sipas tij është bashkëbisedimi mes partive dhe jo referendumi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›