E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Zjarret përpijnë përditë pyje në mungesë të shtetit

Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “Twitter” në lidhje me zjarret që kanë përfshirë zona të ndryshme të vendit. Rama ka akuzuar qeverinë e cila sipas tij nuk po merr asnjë masë për zjarret por vetëm fajëson opozitën.

“Zjarret përpijnë përdite pyje të tërë në mungesë të shtetit, qeveria di veç të fajësojë opozitën. Saliu sapo inauguroi për të disatën herë të njëjtën rrugë buzë Dajtit dhe pas kurrizit të tij kishte faqen e malit të djegur para pak javësh” shkruan Rama.
 

Ai ka theksuar më tej se në 7 vjet vendi ka humbur nga zjarret e abuzimet e pafundme aq shumë sipërfaqe pyjore sa s`ka humbur në 100 vjet shtet të marra së bashku.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›