E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zedhenesja e kryeministrit Rama i tmerruar nga referendumi

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrisë, pas deklaratave të kreut të opzozitës Edi Rama. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e Kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli u shpreh se Rama ka frikë nga heqja e imunitetit dhe se pavarësisht se është shprehur për heqjen e tij, ai tha se nuk do e votojë atë.

“Kushtëzimi që Edi Rama i bën imunitetit, është një ëndërr që nuk do realizohet kurrë, pasi Ramës iu bën të gjitha lëshimet e mundshme për imunitetin”, u shpreh Mëhilli.

Sipas saj Rama kushtëzon imunitetin për mbrojtur me imunitet pasuritë e paligjshme.

Në vijim ai bëri thirrje që kreu i opozitës të mos pengojë deputetët në firmosjen e referendumit për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me imunitetin. Zëdhënësja e kryeminsitrit i cilësoi qesharake deklaratat e kryesocialistit për imunitetin, ndërsa i kujtoi Edi Ramës, se shamia e përplasur në fytyrë nga një prej familjarëve të viktimave të 21 janarit do e ndjekë gjithmonë, ndaj nuk duhet të pengojë heqjen e imunitetit për të mbrojtur pasurinë dhe grupin e miliarderëve në partinë e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›