E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello: Cassano më i miri në Itali

Përzgjedhësi i kombëtares së Anglisë, Fabio Capello, thotë se sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, është lojtari më i talentuar që ka Italia.
"Kur e shoh Cassanon duke luajtur, më kujton lojtarin që kisha në Romë. Gjithmonë kam thënë se ai është talenti më i madh italian dhe shpresoj se një ditë ai do të jetë pjesë e ekipit për Kupën Botërore", ka thënë Capello.
I pyetur nëse ai do ta ftonte atë, Capello është përgjigjur thjesht, "Ai nuk është anglez!".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›