E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferimi i Kakas, në rrugën e duhur

Sot kanë filluar bisedimet zyrtare mes Real Madridit dhe Milanit për transferimin e Leite Kakas. Adriano Galliani ishte ai që e konfirmoj këtë lajm duke dhënë shpresë për tifozët e Milanit se transferimi i Kakas është në rrugën e duhur.

"Ne kemi ofertën tonë të çmueshme për Kakan. Edhe dëshira e tij është që të kaloj në Milan. Rikthimi i tij do të ishte hap i madh për ne dhe për të. E tëra që mbetet është të arrijmë marrëveshje me Realin. Shpresoj që ata do të pajtohen me ofertën tonë" deklaroi Galliani./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›