I merr pikë Chelseat, por shkarkohet!!

Sauthampton ka njoftuar me një deklaratë zyrtare para pak minutash shkarkimin e trajnerit Nigel Adkins.
Shkarkimi i tij ka befasuar të gjithë pasi që vjen 48 orë pas një paraqitje fenomenale ndaj Chelseat kur skuadra e tij ishte duke humbur 2-0 dhe në fund arriti barazim 2 me 2.
Sauthampton e ka emëruar menjëherë trajnerin e ri të skuadrës. Ish reprezentuesi argjentinas, Mauricio Pochetino është trajner i ri i Sauthampton. Pochetino u shkarkua javë më parë nga Espanyol./Indeksonline/