E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdes po ikën, kush pasuesi?

Një ditë pasi Victor Valdes refuzoj përfundimisht të vazhdoj kontratën me Barcelonën, mediat e lidhura me Barcelonën kanë hapur dilemën se kush do ta pasoj atë te skuadra katalonase. Janë gjashtë portier në listën e Barcelonës që mund të pasojnë Viktor Valdes.

David De Gea është një nga më të dëshiruarit. Portieri i Manchester United pëlqehet shumë nga Zubizarreta, duke e ditur se edhe vetë ka qenë portier dhe njeh aftësit e portierëve.

Manuel Neuer është poashtu në listën e të preferuarve. Problem kryesor për të është vlera e lartë e tij në teg.

Thiabout Courtouis është njëri nga të pëlqyerit. Portieri i Chelseat që luan në Athletico Madrid po kalon formë të lartë në dy edicionet e fundit te skuadra spanjolle.

Maarten Stekelenburg është një nga opsionet. Portieri i Romës ka humbur vendin në javët e fundit te skuadra e Zeman pas paraqitjeve të mira të uruguajanit Goicochea.

Një nga opsionet kryesore është edhe blerja e Vicent Guaitas. Portieri spanjoll njihet për pritjet e tij bombastike, sidomos në ndeshjet ndaj Real Madridit.

E hapur mundësija është edhe për blerjen e portierit të ri gjerman Marc Andre Ter Stegen. Portieri i Borusia Monchengladbach është vetëm 20 vjeç./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›