E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello: Nuk e kam kritikuar FA-në

Fabio Capello ka mohuar se ai ka thënë se Federata Angleze e futbollit e kishte ofenduar atë dhe kishte dëmtuar autoritetin e tij, pas citateve të dala në shtypin italian pas dorëheqjes së tij.

Capello mbrëmë hoqi dorë nga posti i tij pas një takimi me drejtorin e bordit të FA-së, David Bernstein, dhe sekretarit gjeneral, Alex Horne.

Pas lajmit për largimin e tij, italiani ishte cituar se kishte thënë se ishte ndjerë i ofenduar nga sjelljet e Federatës Angleze dhe ishte i bindur se autoriteti i tij ishte dëmtuar pas shkarkimit të John Terryt si kapiten pa lejen e tij.

“Nuk kam thënë asgjë dhe nuk do të them asgjë. Çdo fjalë e thënë se ka dalë nga goja ime është e rrejshme”, ka thënë Capello për Ansa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›