E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello e përcjell Johnsonin

Selektori i Anglisë, Fabio Capello ka theksuar se mund të ftoj mesfushorin e Manchester Cityt, Adam Johnson para Kampionatit botëror.

22 vjeçari ende nuk është paraqitur për Anglinë por ka shkëlqyer në City pas transferimit nga Middlesbrough në janar. Derisa David Beckham dhe Aaron Lennon janë të lënduar, Capello mund ta ftoj Johnsonin për ndeshjen miqësore kundër Meksikës në maj.

“Johnson më ka rënë në sy. Është me rëndësi të fiton përvojë ndërkombëtare” tha Capello.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›