E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdes e meriton Botërorin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta beson se portieri Victor Valdes e meriton të jetë pjesë e Kombëtares spanjolle në Kampionatin botëror këtë verë.

28-vjeçari Valdes ende nuk ka bërë asnjë paraqitje me ekipin senior, ndërsa Iker Casillas dhe Jose Reina janë konfirmuar si dy portierët e Spanjës.

Por, Laporta mendon se Valdes e meriton të udhëtojë për në Afrikën e Jugut.

“Ai është portieri më i mirë në ligë. Nuk ka dyshim se e meriton Kampionatin botëror. Ai e meriton këtë shpërblim”, tha Laporta për Canal +.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›