E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontratë e re për Zanettin

Javier Zanetti do të nënshkruajë kontratë të re njëvjeçare me Interin, kanë njoftuar mediat italiane të enjten.

Marrëveshja aktuale e argjentinasit skadon në verën e vitit 2011, por drejtuesit e Nerazzurrëve tashmë kanë filluar bisedimet për vazhdimin e qëndrimit të tij në Giuseppe Meazza.

Zanetti konsiderohet legjendë e klubit dhe do të zhvillojë ndeshjen e 500-të në Serie A kundër Juventusit të premten. Ai ishte përforcimi i parë i presidentit Massimo Moratti më 1995.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›