Capello, rremben zemren e Charlton

Vetarani Bobby Charlton, ish kampion bote ne vitin 1966 eshte i mahnitur nga puna e bere prej Capello-s me kombetaren e “Tre Luaneve” ne 4 ndeshjet e para eleminatore per boterorin 2010.
Fabio Capello ka arritrur te marre shume levdata nga bota e gjere e futbollit britanik. Pas elozheve nga shtypi dhe opinioni publik, nje emer i madh i futbollit ishullor perkrah punen e bere nga tekniku italian me kombetaren e Anglise.
Vetarani Bobby Charlton, ish kampion bote ne vitin 1966 eshte i mahnitur nga puna e bere prej Capello-s me kombetaren e “Tre Luaneve” ne 4 ndeshjet e para eleminatore per boterorin 2010. “Capello eshte njelloj si Sir Alf Ramsey. Me ne fund, kombetarja ka nje trajner te madh”, ka thene Charlton ne nje interviste dhene per gazeten “The Indipendent”.
Pak dite me pare, gjithe shtypi britanik mbeshteti teknikun italian pas fitores 3-1 ne fushen e Bjellorusise.