E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lika ofendon Gjylën: Je i paaftë!

Por, ky rezultat në dukje “i çuditshëm”, e ka edhe një shpjegim logjik. Lojtarët kanë toleruar kundërshtarët, pasi kanë disa muaj që nuk marrin rrogat.

Ky është pohimi i burimeve të sigurta pranë klubit, që konfirmojnë krizën financiare te verdheblutë. “Futbollistët kanë disa muaj që nuk paguhen dhe për këtë arsye nuk janë impenjuar maksimalisht për sfidën e javës së shtatë”, thanë burimet.

“Kjo është një mënyrë proteste, por që po dëmton skuadrën, pasi me këtë fitore, Elbasani mund të ishte ngjitur në vendin e tretë në klasifikim dhe të kishte pozita mjaft të mira për vazhdimësinë e sezonit.

Objektivi i skuadrës është arritja e një vendi për në kupat e Evropës”.

Me “dorëzimin” 1-0 në “Ruzhdi Bizhuta”, skuadra e Mirel Josës regjistron humbjen e dytë sezonale, pas asaj në javën e gjashtë në Kavajë.

Tjetër skuadër elitare që po kalon probleme është Partizani. Kriza është e lidhur me rezultatet e njëpasnjëshme negative dhe tensioni është thuajse i pamundur për t’u “mbuluar”.

Gjatë ndeshjes së djeshme me Bylisin, trajneri Hasan Lika ka ofenduar rëndë mesfushorin Viktor Gjyla, që në këtë momente emergjence është aktivizuar si mbrojtës.

Lushnjari ishte shkaktari i 11-metërshit të akorduar nga gjyqtari Shkëlqim Guçe, që solli barazimin e miqve, ndërsa në minutat e fundit të lojës u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën në inferioritet numerik.

Duke dalë nga fusha, Gjyla është munduar t’i shpjegojë trajnerit Lika se fajin për gjithçka e kishte gjyqtari, por drejtuesi i stolit të kuq ia kthen: “Mos u mërzit Gjyle... nuk e ka fajin gjyqtari, por ti qe je i paaftë!”. Në fund të ndeshjes, askush nga Partizani nuk ka preferuar të komentojë zhgënjimin e radhës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›