E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shangai, Hamilton “eklipson” serish Massa-n

Britaniku nuk e ka leshuar per asnje moment kreun, duke lene pas dy makinat Ferrari te Massa-s dhe Raikkonen.

Lewis Hamilton eshte afruar edhe me shume me endrren e titullit kampion pasi e ka cuar serish ne +7 diferecen me brazilianin e Ferrarit, Felipe Massa pas gares se Shangait.

Britaniku i McLaren ka zhvilluar nje gare perfekte duke nisur qe nga xhiroja e pare deri ne finish. Ai nuk e ka leshuar per asnje moment kreun, duke lene pas dy makinat Ferrari te Massa-s dhe Raikkonen. Hamilton i nisur nga Pole Position u nis shpejte, duke lene pas Raikkonen dhe tregoi nje forme mjaft te mire pasi ishte piloti me i shpejte i gares.

Finlandezi nuk ka mundur te afrohet asnjehere me McLaren, duke ia lene vendin e dyte shokut te skuadres, Felipe Massa, i cili mban te gjalla shpresat per nje permbysje te madhe ne garen e Brazilit. Vendin e katert ne kete gare e ka arritur Fernando Alonso, i ndjekur nga dy Sauber BMW te Heidfeld e Kubica, ndersa dy vendet e fundit te zones se pikeve i kane zene Timo Glock e Nelson Piquet.

Pas kesaj gare, Hamilton eshte ngjitur ne kuoten e 94 pikeve, i ndjekur nga Massa me 87 dhe Kubica me 75 pike. Nderkohe, Ferrari mban kryesimin per konstruktore me 156 pike, i ndjekur nga McLaren me 145. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›