Otto Baric: Krenar per Shqiperine

Barazimi pa gola i Shqiperise ne fushen e Portugalise, ka bere buje ne te gjithe kontinentin. Rezultati historik i kuqezinjve eshte pershendetur edhe nga ish-trajneri i Kombetares, Oto Baric.
76-vjecari, i cili qendroi ne krye te stolit nga gushti 2006 deri me nentor 2007, ka folur per mediat kroate, duke u shprehur krenar per ate qe ka bere perfaqesuesja ne keto eliminatore. Ne kater ndeshjet e para, Shqiperia ka marre dy barazime 0-0 me Suedine dhe Portugaline dhe renditet e katerta ne grup, me 5 pike te grumbulluara.
"Jam krenar per Shqiperine", ishin fjalet e "plakushit" Baric. "E them kete, pasi edhe une kam punuar me kete Kombetare dhe kam dhene kontributin qe skuadra te permiresohet. Mund te them se kam punuar shume atje dhe me largpamesi, duke hedhur bazat per ndertimin e nje grupi lojtaresh, qe ne te ardhmen do te ishin konkurrues perballe kujtdo kundershtari".
Trajneri kroat ishte shume prane rinovimit te kontrates me federaten, por pas humbjes 6-1 ne takimin e fundit eliminator ne Rumani, ai vendosi te largohej perfundimisht.