E Shtunë, 31 Tetor 2026

Richard Gere ndihet borxhli ndaj familjes

Richard Gere eshte lodhur nga rolet e mashkullit joshes dhe thekson se ndoshta me mire per te do te ishte ideal te zinte me shume vend ne familje si baba.

Ne nje interviste dhene per revisten “Femra Moderne”, Gere eshte shprehur se rolet e nje djaloshi nuk e bejne te ndihet me komod dhe kete e ka kuptuar prej disa kohesh. Filmi i tij me i fundit, “Si nje uragan” mberrin ne kinemate italiane ne 19 nentor, ku Gere shfaqet ne rolin e nje kirurgu estetik, i cili arratiset per te zgjidhur nje problem psikik por gjen dashurine e vertete.

“Jeta eshte e perbere nga mundesi te dyta, sepse ne te kundert gjithcka do ishte nje cmenduri. Cdokush ka mundesi te beje nje zgjedhje te dyte edhe pse e para mund te duket perfundimtare”, shton aktori amerikan, i cili ne shume filma ka luajtur rolin e mashkullit seksi, duke filluar qe nga  "American Gigolo" e deri tek "Pretty Woman".

Gere, i martuar me Carey Lowell, tregon nje lidhje te forte me familjen. “Gjate vitit te fundit kam qene larg shtepise per shume kohe. Ka qene nje gje e lodhshme nga pikepamja psikologjike. Ketej e tutje nuk do pranoj me role pa u konsultuar me familjen time”, perfundon aktori, borxhli ndaj familjes se tij. 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›