E Diel, 1 Nëntor 2026

Caritasi shqiptar kursen energji, instalohen 30 panele të sistemit diellor

Është inaguruar instalimi i sistemit fotovoltaik në godinën e Caritas Shqiptar me rreth 30 panele diellore, duke dhënë një kontribut në promovimin e përdorimit të burimeve të rinovueshme si një alternativë e cila con në reduktimin e shpenzimeve në drejtim të energjisë dhe investimin e këtyre burimeve të kursyera ne drejtim të njerëzve në nevojë.
 

Në fjalën e tij përshendetëse, presidenti i Caritas Shqiptar, Mons. George Frendo, tha se ky sistem i ri ndihmon të kursejmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin.
 

Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, i pranishem në këtë ceremoni, tha se së shpejti Dhoma e Tregtisë do bëjë prezente listën e Caritasit për ti ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
 

Ndërsa Drejtori i Caritas st. Polten Austri tha se organizata e caritasit ndihmon të shmangen pabarazitë për të gjithë njerëzit dhe se në Shqipëri Caritasi kryen një investim edhe më të madh.
 

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të kompanive kryesore, të cilat dhanë kontribut në këtë projekt, në ndihmë të grupeve në nevojë si edhe drejtues nga Dhoma e Tregtisë së Tiranës, si edhe perfaqesues të Caritas Albania.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›