Carla Bruni - Martesa ime pasionale me Sarkozinë
Teksa flitet për një krizë martesore në pallatin presidencial, ajo i përgënjeshtron të gjitha. I quan thashetheme, madje i sheh me përbuzje. Pas dy vitesh martesë, modelja dhe këngëtarja Carla Bruni tregon për jetën e saj në krah të Presidentit francez, Nicolas Sarkozy. ç’ka e bezdis në pozicionin e gruas së parë dhe çfarë ka zbuluar në botën e politikës. Carla Bruni i është përgjigjur pyetjeve të suplementit “Madamme” të gazetës “ke Figaro”, ku ka provuar të bëhet kryeredaktore vetëm për një numër.
Ju jeni martuar më 8 shkurt 2008. Cili është bilanci i këtyre dy viteve të para si një grua dhe si zonja e parë?
Këto dy vjet kanë kaluar me një frymë. Unë do të them se kam gjetur hapat e mia, kam marrë zakonet e mia dhe kam gjetur natyrën time. Fillimisht, situata ishte shumë konfuze, ndërsa sot ajo është bërë e qartë: nga njëra anë është jeta publike, ajo e përfaqësimit, dhe gjithashtu një kohë që kam ndërtuar dhe që i kushtohet kryesisht punës dhe familjes. Unë thjesht kam ndarë jetën time në dy pjesë të dallueshme.
çfarë është më shqetësuese në këtë jetë presidenciale?
Ritmi. Ritmi është shumë i shpejtë, i vazhdueshëm, i përditshëm. Unë vij nga një botë ku ritmet janë më të ngadalshëm. Edhe në botën e modës, e cila është një mjedis i shpejtë, gjërat nuk ecin kaq shpejt. Në politikë, nuk ka afat, nuk ka pushim, nuk ka kohë “të vdekur”. Kur je afër kësaj bote, pranë orbitës së saj, duhet t’i nënshtrohesh kohës së saj, dhe kjo është shqetësuese. Kur jam e përfshirë në jetën zyrtare, nuk është çështja se si të mundësh këtë ritëm, unë përfshihem aty në mënyrë vullnetare. Por në jetën “tjetër”, unë gjej kohën për veten time me ritualet dhe qetësinë time.
Po cili është bilanci i nuses së re?
Një bilanc mjaft i mirë. (qesh.) Pjesa intime e jetës tonë është shumë e vështirë për t’u përshkruar, apo treguar pa u turpëruar. Ajo që unë mund të them është se për mua, si një grua, është një takim i rëndësishëm, unik, i papritur, në aspektin e butësisë, besimit, diskutimeve dhe të kuptuarit. Kjo është hera e parë që ndjehem e kuptuar dhe e përkrahur. Kjo është hera e parë që unë e kuptoj dhe mbështes. Kjo është hera e parë që unë jap dhe marr njëkohësisht.
është e dhunshme bota që keni zbuluar?
Bota mediatiko-politike është absolutisht e dhunshme. është një botë që nuk më pëlqen, më duket e pandershme dhe jokompetente. Më pëlqen bota politike, pavarësisht shumicës apo opozitës, është e përbërë nga njerëz punëtorë, ajo është e shtruar me sakrifica dhe vetëmohime, dhe ka për qëllim t’i shërbejë vendit dhe demokracisë. Kjo është një botë luftëtare, por lufta e tyre është për lojë të ndershme në kushte të barabarta. është një profesion që fokusohet te të tjerët, por që zhvillohet në terren dhe jo në kolona gazetash.
Si keni reaguar ndaj thashethemeve mbi marrëdhënien tuaj?
Fjalët janë pjesë e natyrës njerëzore edhe pse përbëjnë një ves. Ka ekzistuar gjithmonë. I kam lexuar me përbuzje “lajmet” e dala nga një weblog, nënshkruar me emrin Mickey Mouse, ose Supermen, por edhe shkrimet e atyre gjoja gazetarëve që përdorin blogjet si një burim të besueshëm. Fakti që ata përdorin dhe përhapin “lajme” pa baza, të shpërndara nga burime anonime, më duket një rrezik për demokracinë dhe fisnikërinë e një profesioni, kuptimi i të cilit është integriteti i informacionit.
E dëshironi një mandat të dytë presidencial?
Si një grua, nuk dëshiroj me të vërtetë. Ndoshta unë kam frikë se ai sakrifikon shëndetin e tij, ndoshta sepse dua të përjetojmë atë që kemi për të jetuar në paqe... Por pavarësisht se cila është situata dhe vendimet që do të marrë burri im, unë do jem qetësisht me të. Unë duhet të them se jam e kënaqur me mundësinë që ky funksion më ka ofruar për të ndihmuar të tjerët. Ky është një ngushëllim. Dhe jam ende e habitur dhe e nderuar për të përfaqësuar Francën, dhe unë me të vërtetë do të bëj çmos që të jem në lartësinë e duhur.