E Diel, 1 Nëntor 2026

Carla Bruni viziton Beninin për fushatën kundër sëmundjes së AIDS

Zonja e parë e Francës Karla Bruni Sarkozy ka filluar një vizitë në Benin si pjesë e rolit të saj si ambasadore në luftën kundër sëmundje shekullore të AIDS-it.
Carla Bruni u prit ditën e martë nga Presidenti Thomas Boni Yayi.
Zonja e parë e Francës që është ambasadore e Fondit Global, muajin e kaluar përsëriti thirrjen për eliminimin e transmetimit të sëmundjes HIV AIDS nga nënat te fëmijët e tyre.
Afrika Sub-Sahariane mbetet rajoni i infektuar më rëndë ku 67 përqind e popullsisë janë të prekur nga virusi HIV.
Rreth 1.2 përqind e popullsisë së Beninit janë të prekur nga virusi seksualisht i transmetueshëm. Benini ndodhet në perëndim të Afrikës dhe ka 9 milionë banorë. Rasti i parë me HIV/AIDS në këtë vend të vogël u diagnostikua në vitin 1985.
Bruni e përshkroi sëmundjen si një plagë për të gjithë botën, por cilësoi se të bashkuar të gjithë mund t'ia dalim ndaj kësaj sëmundjeje pandemike.
Ditën e mërukrë Bruni së bashku me Melinda Gates të cilët përfaqësojnë një nga fondacionet më të mëdha të bamirësisë atë të "Bill Gates", do të vizitojnë një spital në fshatin Dangbo rreth 100 km larg kryeqytetit Cotonou.
Spitali "House of the Redeeming Love" në Dangbo specializon programet në mbrojtjen kundër bartjes së sëmundjes HIV nga nëna tek fëmija.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›