E Diel, 1 Nëntor 2026

Carlo Bruni nis punen me Shekspirin ne Teatrin Kombetar

Carlo Bruni nje nga tre regjisoret qe u angazhuan me realizimin e premierave kete sezon ne Teatrin Kombetar nis nga puna per tragjedine e Shekspirit Romeo dhe Zhuljeta. Regjisori Spiro Duni prezanton me 24-27 mars dramen Shtrigat e Salemit te Arthur Millerit kurse nga Altin Basha i cili mori persiper dramen Amadeus nga Peter Shaffer nuk ka asnje lajm. Shfaqja pritej te realizohej gjate periudhes janar-shkurt dhe premiera me 24 shkurt.


Regjisori italian Carlo Bruni premton nje version joklasik te shfaqjes se tragjedise se Shekspirit. Per rolet protagoniste ka zgjedhur aktore te rinj Erjeta Cufaj qe sapo ka mbaruar Akademine e Arteve per rolin e Zhuljetes dhe studentin Andi Begolli per Romeo. Nga aktoret profesioniste kane marre role Yllka mujo Vaja Monika Lubonja Nena Olta daku Sherbetore Elia Zaharia Rozalina Dritan Borici Prifti etj. Romeo dhe Zhuljeta e Carlo Brunit pritet te shfaqet ne fillim te muajit maj ne Teatrin Kombetar.


Regjisori qe mori persiper te punoje ne Teatrin Kombetar te Tiranes per vepren e Shekspirit ka nisur te punoje ne teater qysh me 1977 ne skenat e kompanive teatrore Teatroggi Teatro di Sacco Teatro Studio 3 Magopovero Koin Valdoca fillimisht si aktor pastaj si dramaturg dhe regjisor. Shfaqjet me te njohura te tij me se shumti spektakle teatrore jane Mesimi i pianos Lezioni di Piano Pasione Passioni Veteranet I Reduci Dashuri e hidhur Amaro Amore. Veprat qe Bruni shfaq ne teater nuk jane dramaturgji e mirefillte. Regjisori eshte vete autor i tyre.


Ne nentor 2009 ne Teatrin Skampa te Elbasanit ne ditet e Festivalit Nderkombetar te Teatrit ai shfaqi koncertin teatral Mesimi i pianos kushtuar vepres se Jane Campion dhe Michael Nyman. Prodhimi i Kismet OperA-s qe vazhdon te shfaqet ne skenat italiane me artistet Nunzia Antonino e Daniela Pansini u shfaq edhe ne skenen e vogel te Teatrit Kombetar po ne nentor 2009. Prej aty lindi bashkepunimi i Brunit me Teatrin Kombetar ne Tirane.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›