Libri shqip ne Panairin e Lajpcigut

Mbi 70 shkrimtare nga 11 vende Ballkanike prezantohen ne 100 aktivitete te ndryshme ne kater ditet e panairit te Librit ne Lajpcig 17-20 mars 2011. Kete here teme kryesore panairi ka Serbine. Shqiperia merr pjese per here te pare me nje stende.
Alida Bremer perkthyesja dhe koordinatorja e programit Traduki per vendet e Ballkanit ka vite qe po e nxit kete pjesemarrje. Ajo thote per Deutsche Welle-n se kjo u be e mundur fale angazhimit te fondacioneve S.Fischer Robert Bosch dhe qeverise gjermane por edhe fale angazhimit te Shoqates se Botuesve Shqiptare qe arriti te perfshinte ne kete projekt edhe Ministrine e Kultures.
Ne nje siperfaqe 16 metra katroresh prezantohen pese shtepi botuese Dituria Onufri Ombra Neraida dhe Fan Noli dhe pese shkrimtare elativisht te rinj por te afirmuar Ervin Hatibi Luljeta Lleshanaku Ardian Kycyku Agron Tufa Ledia Dushi e Albana Shala. Dje autoret paten nje prezantim i moderuar nga publicisti dhe perkthyesi Ardian Klosi.
Petrit Ymeri kryetari i Shoqates se Botuesve pjesemarres ne Lajpcig thote per Deutsche Welle-n Qellimi yne eshte te bejme disa pjesemarrje te tilla te vogla por serioze ne menyre qe te arrijme pas disa vitesh te jemi tema e panairit. Ne tani kemi nenshkruar nje marreveshje trevjecare me Ministrine e Kultures per prezantimin tone ne Panairin e Lajpcigut.
Por nese do te arrije Shqiperia qe pas tre vjetesh te behet tema e panairit kjo ndoshta eshte ende heret te parashikohet. Ajo qe mund te shpresohet eshte qe te pakten stenda shqiptare te plotesohet edhe me disa botues te tjere jo me pak te rendesishem te cilet kete vit mungojne.
Kurse Serbia ne prezantimin e saj kete vit ajo do te sjelle mbi 30 shkrimtare dhe ka investuar shume ne imazhin dhe dizajnin e stendes. Kosova ne te kundert as qe eshte perpjekur ti tregoje botes qe ka edhe nje treg letrar te pavarur. Pjesemarrja e kater shkrimtareve nga Kosova Ilir Gjocaj Shkelzen Maliqi Arben Idrizi dhe Jeton Nezirajt eshte bere fale projektit Traduki.
E njejta gje vlen edhe per shkrimtaret nga Maqedonia e Mali i Zi te cilet do te prezantojne proze dhe poezite e tyre se bashku me koleget e tyre nga Ballkani nder te tjera edhe ne te ashtuquajturen Nate ballkanike me daten 20 mars. Ne mbremjen me titullin Ballkani ben rok Shqiperia prezantohet edhe nga ana muzikore me grupin Akkustika.