E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet argjendaria e katert brenda muajit

DURRS / Persona te maskuar dhe armatosur kane hyre duke marre rreth 2 kg flori


Nje argjendari eshte grabitur pasditen e se enjtes ne qender te qytetit te Durresit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1645 ne rrugen kryesore lidhese mes qendres ne sheshin Iliria dhe vendin e njohur si Tregu i Valutes.


Grabitesit e argjendarise kane shfrytezuar nje periudhe kohe kur ne rruge jane rralluar mjaft kalimtaret e rastit. Ata jane afruar duke shfrytezuar rrugicen e pasme dhe ne afersi te argjendarise kane vene ne koke corape grash qe kane sherbyer per maskim dhe me arme ne duar te cilat shitesja e hutuar nuk ka ditur qe te percaktoje se cfare ishin realisht objekt kercenues apo arme zjarri pistolete.


Pasi kane hyre ne mjediset e brendshme ata i jane drejtuar shiteses qe te largohej pa i bere kercenime fizike ose te bertitura dhe kane mbledhur vete nje sasi te madhe bizhuterish te florinjta qe ndodheshin nen xhamat e vitrines se brendshme te dyqanit.


Megjithese policia nuk ka dhene ndonje sasi te deklaruar per grabitjen e floririt sipas disa burimeve duke u nisur nga gjeresia e banakut dhe shumellojshmeria e objekteve te ekspozuara ne dyqan mendohet se jane grabitur afersisht 1.5 - 2 kg bizhuteri te arta.


Pasi kane marre sasine e objekteve te cmuara ata i jane drejtuar shiteses duke i kerkuar edhe parate e xhiros se dites. Me pas ata kane dale nga dyqani dhe jane larguar nga pjesa e pasme e rrugices se njohur si rrugica e Kuminit dhe nuk dihet se me cfare jane larguar nga zona me motociklete apo me mjet tjeter.


Policia ka hedhur dyshime se personat qe kane kryer grabitjen mund te jene persona nga qyteti pasi e njihnin mire sistemin e rrugeve ne afersi te zones ku kane bere grabitjen e radhes ne Durres. Sasia e floririt te grabitur e te padeklaruar zyrtarisht eshte e madhe ne vlere sidomos pas rritjes qe ka pesuar floriri ne bursen nderkombetare.


Vlera e materialit shkon rreth 8.5 milione leke. Policia ne vendngjarje ka grumbulluar nje sasi te dhenash dhe gjurmesh te mbetura ne mjediset e brendshme te argjendarise si dhe ka bere pyetjet mbi veshjet e grabitesve dhe perafersisht mbi cilesite e vecanta ne te foluren e tyre. Ne kete rruge pervec bankes se grabitur nje muaj me pare kane ndodhur edhe 3 grabitje te tjera argjendarish. Grabitja e fundit e realizuar gjate nates u shoqeruar me shkuljen dhe marrjen e kasafortes se sigurise ku ndodhej metali i cmuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›