Zenit mirëpret rikthimin e Arshavinit

Nga Express më 26 prill 2011 në ora 16:13
Zenit St Petersburg ka hapur dyert për rikthimin e Andrey Arshavinit në Rusi. Arsenali pagoi 15 milionë funte për transferimin e Arshavinit nga Zenit, gjatë afatit kalimtar të janarit më 2009.
Por, Arshavin dështoi të dëshmojë potencialin e tij dhe aktualisht është në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Emirates Stadium. Mirëpo, Zenit ka bërë të ditur se e mirëpret rikthimin e Arshavinit.
“Dyert e Zenitit janë gjithmonë të hapura për Andreyn”, tha drejtori sportiv i Zenitit, Igor Korneev.