E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giovinco mbetet në Parmë

Nga Express më 26 prill 2011 në ora 16:14

Sebastian Giovinco, sipas gjitha gjasave, do të luajë në Parmë edhe sezonin e ardhshëm, ka njoftuar menaxheri i tij, Claudio Pasqualin.

Reprezentuesi italian aktualisht është i huazuar te Gialloblu nga Juventus, por Parma ka opsion të blejë pjesën e mbetur të kontratës së tij.

“Do ët shohim se çka do të ndodhë me Giovincon. Jemi duke biseduar me Juventusin, por besoj se Parma do të shfrytëzojë opsionin për blerjen e tij. Mund të them se Sebastian do të mbetet në Parmë edhe për sezonin e ardhshëm”, tha Pasqualin për Sky Sport 24.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›