Chelsea, 45 milionë euro për Balen

Nga Express më 26 prill 2011 në ora 16:11
Pronari i Chelseas, Roman Abramovich ka aprovuar paraqitjen e një oferte me vlerë prej 45 milionë eurosh për yllin e Tottenham Hotspurit, Gareth Bale.
Derisa gjiganti londinez pritet të humbë garën për titull në Premierligë nga Manchester Unitedi, këtë sezon, miliarderi rus ka vendosur të vazhdojë me shpenzime edhe gjatë afatit kalimtar të verës.Sipas Daily Mirrorit, Abramovich është duke përgatitur ofertë të majme për transferimin e uellsianit 21 vjeç në Stamford Bridge.
Duke pasur parasysh gjasat e vogla që Tottenham të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, meqë aktualisht ka katër pikë më pak se Manchester City, largimi i Bales nga White Hart Lane duket gjithnjë e më i mundshëm.