Carlos Slim e mund Bill Gates’in

Pasuria e Slim është rritur për 18.5 miliardë dollarë vitin e kaluar, duke u bërë në total 53.5 miliardë dollarë. Kjo ka bërë që ai ta mund themeluesin e kompanisë Microsoft, Bill Gates, i cili renditet në vendin e dytë me 53 miliardë dollarë pasuri. Në vendin e tretë është investuesi amerikan Warren Buffett, që ka pasuri prej 53 miliardë dollarësh.
Në vitin 2009, 332 emra kishin dalë nga lista për shkak të krizës ekonomike, por numri total i miliarderëve në këtë vit është rritur nga 793 në 1011, ka thënë Forbes.
“Dominimi në biznes”
Zëdhënësi i Carlos Slim ka refuzuar të konfirmojë të dhënat e Forbes për pasurinë mesatare të meksikanit të pasur, duke thënë se “ata nuk humbasin kohë” për të bërë llogaritje të këtilla, por i ka vlerësuar rezultatet.
“Ne jemi të kënaqur që ai konsiderohet si biznesmeni më i mirë në botë”, ka thënë zëdhënësi Artuor Elias për BBC. “Kjo do të thotë se ka mirëbesim në mes të investuesve . Shefi ekzekutiv i revistës Forbes i ka thënë BBC-së së Slim në mënyrë të ngadalshme, por të sigurt, ka rritur pasurinë viteve të fundit.
“Ai ka dominuar me biznese në Meksikë e po ashtu me biznese në SHBA”, tha Forbes.
“Ai e ka parashikuar rritjen e tij me anë të telekomunikacionit, kryesisht telefonisë mobile. Ai po ashtu është një këmbëngulës i madh”.
Fituesi më i madh i vitit konsiderohet biznesmeni i brazilian Eike Batista, duke u renditur për herë të parë në top 10.
Ai është renditur i shtati pasi ka shtuar pasurinë e tij nga 19.5 miliardë dollarë në 27 miliardë.
Francezi Bernard Arnault, njeriu i cili qëndron prapa biznesit të argjendarisë në firmën LVMH, po ashtu ka lëvizur në top listë, duke u renditur nga numri 10 në numrin tetë, pasi ka rritur pasurinë e tij për 11 miliardë dollarë në 27.5 miliardë.
Rritja e pasurisë së tyre ka ndihmuar që në listë të bien më poshtë pasanikët Ingvar Kamprad dhe Theo Albrecht – njëri nga njerëzit prapa Aldi’it – që tani janë jashtë top 10’it.
Përmirësimi
Shenja që ekonomia globale mund të rritet këtë e shohim edhe në mesataren e miliardëve të botës që tani shumat e tyre janë ngritur për 3.5 miliardë nga 500 milionë që kishte ndodhur vitin e kaluar.
Gjithashtu 97 emra kanë bërë debutimin e tyre të parë në këtë listë, përderisa kemi një rekord në vitin 2010, pasi në listë janë kthyer 2010 persona – përfshirë këtu edhe themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg, i cili ka vetëm 25 vjet dhe është biznesmeni me moshën më të re që ka pasuri prej 4 miliardë dollarësh.
Lajmi është për të bërtitur më të madhe nëse shohim prapa krizën financiare, e cila për objekt kishte edhe njerëzit më të pasur, pasi 332 emra u larguan nga lista që është afërsisht 23 për qind e shumës së tyre të përgjithshme, edhe pse lista e 2010-ës ka 62 miliarderë të rinj, nëse e krahasojmë atë të 27 viteve të kaluara.
Fokusi i konsumatorit
Në Evropë, “shoping”-u ka dominuar listën e pasanikëve me 10 miliarderë evropianë pasi ata kanë fituar paratë e tyre nga shitja me pakicë tri herë më shumë produkte konsumuese.
I pari në listë është Bernard Arnaul (vendi i 7-të) nga LVMH, që përcillet nga Amancio Orteska dhe shitësi me pakicë Zara (9). Pastaj kemi Karl Albrecht nga supermarketi Aldi (10), Igvard Kamprad dhe familja e tij në vendin e 11-të me kompaninë “Ikea”, dhe Stefan Persson (13) nga depoja “Hennes & Mauritz”.
Në Britani “Duke of Westminister”, me pronar Gerald Grsvenor (45) ka mbetur britaniku me i pasur me një pasuri prej 12 miliardësh, i cili gjatë këtij viti ka rritur pasurinë për një miliard, pavarësisht krizës ekonomike në Britani.
Në të njëjtën kohë, dy britanikë kanë bërë debutimin e tyre në listë – është investuesi në pasuri të patundshme Xiuli Hawken (2.4 miliardë) dhe menaxheri i kompanisë për prodhimin e dyerve, Alan Howard, me 1.8 miliardë.
Në rritje
Investimi në shëndetësi ka ndikuar në rritje e ekonomisë globale në 55 vende të botës, të cilët janë paraqitur në listën e Forbes. Listës i prin pakistanezi Mian Mahammad Mandsha, i cili renditet në vendin e 937-të, dhe finlandezi Antti Herlin në vendin e 773-të që kanë fituar miliardat e parë.
Fuqizimi i tregut të stoqeve dhe ofertat e reja publike gjatë viteve të kaluara kanë ndihmuar Azinë që të jetë shumë afër me pasanikë me Evropën.
Totali i miliarderëve aziatikë është 234, përderisa në listën e 2010’ës në Evropë janë 248 të tillë.
Ndryshimi i pasanikëve të Rusisë në 12 muajt e kaluar po ashtu ka ndihmuar ngritjen e disa qyteteve ku ka më shumë milionerë, por tani ky vend radhitet në vendin e tretë, një pozitë e ndryshme nga viti i kaluar.
Në vitin 2010, qyteti i New York’ut ka mbetur si qyteti me banorët më të pasur, me rreth 60 ultra-banorë me pasuri miliardësh, Moska është renditur e dyta me 50 miliarderë, kurse e treta është Londra me 32 të tillë.
Fakte për Carlos Slim Helu
Mosha - 70
Statusi: I ve me gjashtë fëmijë.
Aktiviteti: Kompani familjare që tani kontrollon më shumë se 200 kompani.
Kontrollon më shumë se 90 për qind të linjave telefonike në Meksikë.
Kompani të tjera të tij përfshijnë grupin financiar “Inbursa” dhe konglemoratin industrial “Grupo Carso”.