E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kardinali i mbështetur nga Papa diskuton për rastet e shumta të skandaleve

Kardinali austriak: Përkorshmëria, pjesërisht fajtore për abuzimet seksuale

Një kardinal i fuqishëm, i cili shihet dhe konsiderohet nga disa edhe si një kandidat për Papë, ka thyer një tabu të Vatikanit, duke renditur përkorësinë seksuale të priftërinjve si një nga shkaqet e mundshme të abuzimeve seksuale, të skandaleve që kanë përfshirë Kishën Katolike Romane.
Kardinali Christoph Schonborn, peshkopi i Vjenës dhe një nga personat e mbrojtur të Papës aktual, Benedikt XVI, shkroi në një revistë të dioqezës së tij, javën e kaluar, se kisha po bën një analizë të të gjitha rasteve të skandalit. Ai tha se ato përfshinin çështjet e trajnimit të priftërinjve, si dhe të gjitha çështjet që ndodhën në të ashtuquajturin revolucioni seksual i vitit ’68. Ndër të tjera, ai shtoi se skandalet mund të ishin të lidhura me çështjen e përkorshmërisë së priftërinjve dhe të zhvillimit të tyre personal dhe se kjo situatë kërkonte një ndershmëri të madhe, si nga ana e shoqërisë ashtu edhe nga ana e kishës. Vërejtjet e tij vijnë një ditë pasi at Hans Kung, teologu disident katolik, fajësoi pikëpamjet “strikte” të kishës për rastet e abuzimeve seksuale të priftërinjve me fëmijët, skandale që kanë ndodhur dhe po zbulohen në Gjermani, Irlandë dhe Amerikë. Sipas zëdhënësit të kardinalit, shefi i tij, me deklaratat që kishte bërë, nuk po kërkonte kurrsesi që të vinte në diskutim ligjin e përkorshmërisë dhe se media i kishte keqinterpretuar fjalën e tij. çështja e përkorshmërisë ose pastërtisë seksuale që u kërkohet gjithë priftërinjve katolikë është bërë jo rrallë subjekt i thirrjeve për ndryshim, qoftë për heqjen, apo edhe dhënien e më shumë lirive, por asnjë Papë nuk e ka prekur apo vënë në diskutim një gjë të tillë, përfshi edhe Papën aktual Benedikt. Në fakt, ky rregull nuk ka qenë një dogmë e kishës dhe nuk ishte pjesë e kishës së hershme, por u fut dhe u bë pjesë e saj në Mesjetë. Në të shkuarën një numër i madh priftërinjsh katolikë kanë qenë të martuar, përfshi edhe vetë Shën Pjetrin.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›