Të ruash dëshminë është besim i shenjtë

Sikur të kishte jetuar edhe pak vite më shumë, Ryszard Kapuscinski mund ta kishte fituar çmimin Nobel për letërsi. Megjithëse këto gjëra janë të mbuluara me fshehtësi sikurse të Vatikanit, vë bast se ai ka qenë në listën e ngushtë të Akademisë suedeze.
Gazetarë në shumë vende do ta kishin nderuar si shkrimtarin e parë ‘jofiktiv’ që e fiton që prej Winston Churchill-it në vitin 1953. Tani kritika të mëdha kanë shpërthyer në vendin e tij në Poloni rreth një libri të ri, i cili sugjeron se fakticiteti i tij, në fund të fundit, nuk ka qenë aq faktik. Kjo potere tashmë ka shpërthyer nëpër botë, sepse emri i Kapuscinskit është legjendë botërore për një lloj të veçantë të reportazhit politiko-letrar.
Sapo kam lexuar librin, i cili titullohet (në polonisht) “Kapuscinski Non-Fiction”. Autori i tij është gazetari Artur Domoslawski, për të cilin Kapuscinski ka qenë model, mentor dhe mik dhe i cili është kritikuar në disa fusha. Këtu përfshihen manovrimet e tij të gjoja aferave të panumërta të shkrimtarit udhëtar, të cilat mua më duken të pandjeshme dhe për të kaluarën e tij komuniste dhe kontaktet e mundshme me policinë sekrete, për trajtimin e mirë të të cilave e falënderoj Domoslawskin.
Më gjerësisht, libri është kundërshtuar si akuzë ndaj ish mentorit. E veja e Kapuscinskit e ka quajtur ‘atëvrasës’. Kështu nuk e shoh unë. Mendoj se autori tenton të jetë i drejtë, duke u lejuar shumë zërave të flasin. Ai e paraqet Ryszard-in që unë e kam njohur, duke filluar me evokimin brilant të buzëqeshjes së tij të ngrohtë dhe çarmatosëse. Në kuptimin e plotë të fjalës çarmatosëse në rastin e Ryszard-it, sepse ajo buzëqeshje pothuajse e përulur e ka dërguar nëpër shumë konfrontime të rrezikshme me njerëz të armatosur, në Afrikë dhe gjithkund. Por, ky libër është një britmë e zgjatur e një dishepulli të brengosur dhe madje të dëshpëruar – i cili, në rrugëtimin afro tre vjeçar të hulumtimit, ka gjetur gjëra që thellësisht e kanë shqetësuar atë.
Thelbi i lëndës, për Domoslawskin, mua dhe mbas gjase për botën e gjerë, është kalimi i kufirit ndërmjet faktit dhe fiksionit. Disa prej nesh jemi brengosur me vite për këtë. Në vitin 2001, për të shënuar njëqind vjetorin e çmimit Nobel për letërsi, Akademia suedeze kishte mbajtur një simpozium mbi Letërsinë dokumentare, duke dëshmuar me hollësi se Letërsia e çmueshme, me L të madhe, nuk është e kufizuar me fiksionin apo poezinë.
Unë kam mbajtur një ligjëratë (tani të ribotuar në librin tim ‘Facts Are Subversive’) në të cilin kam vërejtur se “me Kapuscinskin, ne vazhdojmë të kapërcejmë nga Kenia e faktit deri te Tanzania e fiksionit dhe të kthehemi prapa, por tranzicioni askund nuk është i shënjuar në mënyrë eksplicite”. Në po të njëjtin vit, antropologu dhe shkrimtari John Ryle ka shkruar një recension vezullues në Times Literary Supplement, duke dokumentuar pasaktësi të shumta, ekzagjerime dhe mitizime në veprat e Kapuscinskit mbi Afrikën. Ai është pajtuar se shumica e tyre i janë drejtuar asaj që Ryle e ka quajtur ‘barok tropikal’, në të cilën gjithçka bëhet shumë më ekzotike, e egër, e ashpër, ekstreme dhe, nëse më lejohet të them, orientale. Tani, Domoslawski rigjurmon disa prej gjurmëve të mësuesit, për shembull, në Addis Ababa, ku Kapuscinski ka bërë hulumtime për librin e tij të famshëm mbi rënien e Haile Selassie, ‘The Emperor’, apo në Santa Cruz, Bolivia.
Ai i gjen dëshmitarët e Kapuscinskit që shfaqin pakënaqësi ndaj materialit të pasaktë dhe imagjinar. Ka shumë shembuj të tillë.
Çfarë ka bërë Kapuscinski nuk vihet në dyshim. Pyetja është se çfarë bëjmë ne nga ajo. Njëra shkollë është e përfaqësuar nga shkrimtari amerikan Lawrence Weschler, të cilin Domoslawski e citon duke thënë: “A ka ndonjë rëndësi se në cilin raft i vëmë ‘The Emperor’ dhe ‘Shah of Shahs’: në atë të fiksionit apo jofiksionit? Ata gjithmonë do të jenë libra të tmerrshëm.” Një mik shkolle i Kapuscinskit thotë se ‘The Emperor’ është ‘romani më i mirë polak i shekullit njëzet’. Dhe natyrisht këta libra gjithashtu kanë të bëjnë me Poloninë. Ata janë lexuar nga lexuesit polakë pjesërisht si alegori të situatës së tyre dhe mund të ishin bllokuar nga censorët e regjimit komunist sikur të mos ishin prezantuar me vendosmëri si jofiksion rreth vendeve të largëta reaksionare.
Shkolla tjetër, që mund të quhet ‘mbrojtësit e shkrimeve të Ryszard-it’, është e përfaqësuar nga Neal Ascherson, autor i reportazheve madhështore nga Polonia dhe vendet tjera. Kapuscinski ka qenë një tregimtar i madh, jo një gënjeshtar, shkruan ai në blogun e librave në Guardian dhe është një ndryshim i rëndësishëm ndërmjet lajmit të raportuar dhe librave. Por pastaj ai e bënë këtë deklaratë, për mua shumë befasuese: Pothuajse të gjithë gazetarët, përveç një grushti shenjtorësh, në disa raste i mprehin pak citatet apo zhvendosen në kohë dhe hapësirë për të zmadhuar efektin. Ndoshta ata nuk duhet, por ata – ne – e bëjmë këtë.” Vërtet, Neal? Dhe sa është kjo ‘pak’? Dhe sa larg mundet dikush të shkojë me ‘mprehje’? Në pjesën tjetër të logut të tij, megjithatë, Ascherson brengoset se Kapuscinski nuk ia ka bërë të qartë sa duhet lexuesit se çka ishte duke bërë.
Shkolla e tretë, të cilës i përkas unë, thotë se edhe nëse nuk ka një ‘kufi të ndriçuar’, megjithatë është një vijë e rëndësishme, apo zonë kufitare, që shkrimtarët e jofiksionit nuk duhet të përpiqen ta kalojnë. Nëse e kalojmë, duhet të vendosim një shenjë të ndryshme në produktin përfundimtar. Domoslawski e përmend një arsye për këtë: drejtësi të thjeshtë ndaj lexuesve. Lexuesit duhet ta dinë çfarë po lexojnë. Mbi të gjitha, së paku një pjesë e eksitimit të leximit të një shkrimtari sikurse është Kapuscinski vjen nga besimi se këto gjëra kanë ndodhur vërtet. Ai ka qenë atje. Ai i ka parë me sytë e tij. Ai pothuajse ka vdekur duke marrë tregimin. Retorika e shkrimeve të tij zakonisht rreh në këtë daulle.
Arsyeja e dytë shkon më thellë. Më duket se ka më shumë thirrje të rëndësishme për një qenie njerëzore të armatosur me një laps sesa ato të të qenit dëshmitar i vërtetë i ngjarjeve të mëdha.
Në parathënie të simpoziumit të vitit 2001 të Nobelit mbi Letërsinë dokumentare, sekretari i atëhershëm i Akademisë suedeze, Horace Engdahl, sugjeronte se “e vërteta fillimisht nuk është asgjë përveç asaj që një dëshmitar i besueshëm e vërteton”. Kjo mund të mos funksionojë si një rregull universale filozofike, por sinqerisht aplikohet në atë çfarë dëshmitarët shkrimtarë e bëjnë, veçanërisht kur qëndrojnë të vetmuar në mes të tragjedisë apo triumfit. Të mbash dëshminë e gjenocidit, luftës, revolucionit dhe guximit njerëzor në mes të mizorisë është – më falni për patosin – një besim i shenjtë.
Po, në seleksionimin tonë të fakteve, imazheve dhe citimeve, në karakterizimin tonë të njerëzve të vërtetë për të cilët shkruajmë, shkrimtarët e reportazhit punojnë në shumë mënyra sikurse romancierët. Por në njohjen e kësaj përgjegjësie ndaj historisë, sikurse edhe premtimi ‘jofiktiv’ që ua bëjmë lexuesve tanë, duhet të përballohemi me faktet sa më mirë që i gjejmë. Nuk duhet aspak ta ndryshojmë rëndin e ngjarjeve, apo të ‘mprehim’ diçka që paraqitet ndërmjet citateve. Ne të gjithë bëjmë gabime. Askush nuk e sheh kuadrin e plotë, apo të jetë tërësisht objektiv. Secili e ka një pikëvështrim. Por nëse unë them e kam parë këtë, atëherë e kam parë këtë. Nuk ka qenë në një rrugë tjetër, në një kohë tjetër, apo që ma ka treguar dikush tjetër duke pirë në bar.
I shoh dy rrugë përpara. Njëra, e sugjeruar me humor nga vet Domoslawski në një intervistë, është se në librari duhet të jetë një raft ndërmjet fiksionit dhe jofiksionit, me një kategori të re të shënuar thjeshtë "Kapuscinski". Tjetra është të mësojmë nga veprat e mrekullueshme të Kapuscinskit, por gjithashtu edhe nga mëkatet e tij – dhe që këtej të ruajmë dëshminë e sinqertë.
The Guardian
Përktheu: A. Beka