E Diel, 1 Nëntor 2026

Carpenter: SHBA dhe BE nuk pranojnë kurrfarë secesioni në Kosovë

Washington, 19 gusht – Deklarata për pavarësinë e veriut të Kosovës në afat të shkurtër nuk do të kishte efekt të madh, ka deklaruar për agjencinë FoNet nënkryetari i Institutit me ndikim Cato në Washington, Ted Carpenter, duke theksuar se SHBA dhe vendet më me ndikim të BE-së, tashmë një kohë të gjatë kanë bërë të ditur se nuk do të pranojnë kurrfarë secesioni të banorëve serbë të Kosovës.

Ai ka theksuar se në rast të një deklarate të këtillë tensionet mund të rriten, derisa autoritetet në Beograd do të viheshin në pozitë shumë delikate.

Sipas Carpenter, në afat të gjatë kjo mund t’i hapë derën bisedimeve, të cilave Beogradi, edhe pse jo me dëshirë, do të pranonte pavarësinë e Kosovës, me kushtin që pjesët me shumicë serbe të veriut të Kosovës t’i “dorëzohen zyrtarisht” Serbisë.

Edhe pse qeveritë perëndimore do ta kundërshtojnë një marrëveshje të këtillë, kjo sipas Carpenter gradualisht për ta do të bëhet e pranueshme, nëse “kokëdhimbja” për Kosovën do të ashpërsohet, çka sipas të gjitha gjasave do të ndodhë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›