E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratë e pavlerë për ”shpalljen e pavarësisë në veri”

Partesh, 19 gusht - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, deklaroi të enjten se është e pavlerë deklarata e cila ka qarkulluar ditët e fundit për mundësinë e shpalljes së pavarësisë së veriut nga serbët e asaj pjese. Këto komente ai i bëri gjatë qëndrimit në komunën e re të Parteshit, ku mori pjesë në inaugurimin e strukturave udhëheqëse të komunës serbe ku asamblistët bën betimin para tij. Presidenti i vendit vlerësoi se kjo letër është joserioze dhe si e tillë nuk ia vlen të merren me të. Sejdiu pranoi se pas kësaj letre kanë pasur takim me përfaqësuesit e vendeve të Quint-it por sipas tij, deklaratës së lëshuar nga persona anonim nuk i është dhënë rëndësi e madhe dhe institucionet e Kosovës janë treguar të matura në këtë rast.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›