Presidenti Sejdiu hapi seancën inauguruese të KK të Parteshit

Partesh, 19 gusht - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka hapur seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Komunës së Parteshit, të enjten, ku solemnisht këshilltarët komunal dhe kryetari i Komunës kanë dhënë betimin dhe kanë nënshkruar deklaratat solemne. Sejdiu e ka vlerësuar një ditë të rëndësishme dhe historike për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe sidomos ata të Parteshit momentin e inaugurimit të Komunës së Parteshit, dhe ka premtuar mbështetje të institucioneve të Kosovës. "Sot
jam këtu që t'u dëshmojë mbështetjen e institucioneve të Kosovës për punën e mirë që kanë bërë qytetarët e Parteshit, dhe për më tepër ky është një moment historik që qytetarët e Parteshit po marrin përgjegjësitë për punë të mëdha, për ecje të suksesshme dhe perspektivë, për të lëvizur si vend drejt integrimeve të brendshme dhe të jashtme", ka thënë Sejdiu, i cili gjatë fjalimit të tij ka folur edhe në
gjuhën serbe, dhe është duartrokitur nga të pranishmit në Shtëpinë e Kulturës, në të cilën është mbajtur seanca solemne inauguruese e Kuvendit Komunal të Parteshit. Ai i ka falënderuar për zgjedhjet, duke u thënë se kanë qenë zgjedhje model dhe shembull edhe për vendet me demokraci të avancuara, shembull për qeverisje të mirë dhe procese demokratike. Prandaj, ka shtuar presidenti, është borxh i MALP-it dhe i të
gjitha institucioneve të Kosovës që t'u mbështesim në projektet të cilat do t'i realizoni. Ai në fund ka thënë:"E shpall të hapur seancën inauguruese dhe ju uroj për suksese dhe bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe miqtë tanë të shumtë ndërkombëtar nga të katër anët e botës për perspektivë të mirë të kësaj komune", ka thënë Sejdiu, ndërsa ka përfunduar se kryetari i Parteshit do të bëjë punë të mirë,
sepse e ka besimin e qytetarëve.
Ndërsa, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, e ka vlerësuar Komunën e Parteshit një sukses shembull, pasi është shndërruar në një tregim të suksesshëm të qeverisjes lokale dhe po merr përgjegjësi për t'u ofruar qytetarëve shërbime më të mira dhe perspektivë për të gjithë. Ferati ka premtuar bashkëpunim të fuqishëm në përmbushjen e përgjegjësive para qytetarëve.
Në fjalën e tij, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme dhe një zgjim i vetëdijës te serbët. Ai ka nënvizuar se me këtë po i vëmë pikë hamendjeve, dilemave dhe pikëpytjeve se si duhet të jetojmë. Ka shtuar se ky është fillim për ditë më të mira, sepse ne duhet të kujdesemi për vete. Kurse këshilltarja speciale e përfaqësuesit civil ndërkombëtar (ICO), Maria Fihl, ka thënë se Parteshi me sukses ka përmbyllur zgjedhjet dhe po konstituon organet qeverisëse, duke i uruar sukses në qeverisjen e Komunës së Parteshit kryetarit Cvetkoviq. Ajo ka thënë se Komuna e Parteshit do të ketë përkrahjen e duhur për të realizuar punë të suksesshme për qytetarët. Sllobodan Petroviq, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale (SLS), ka thënë se partia e tij dhe ai do të jenë në funksion të Komunës së Parteshit dhe qytetarëve të saj.
Ndërkaq, Nenad Cvetkoviq, kryetar i Komunës së Parteshit, i cili pas këshilltarëve ka dhënë betimin, ka thënë se prania e presidentit të Kosovës në seancën inauguruese është tregues se Parteshi ka përkrahje dhe ne tashmë jemi integruar, sepse u kemi thënë qytetarëve se Prishtina është më afër nesh, dhe të gjitha çështjet dhe problemet duhet t'i zgjidhim këtu. "Ne ia kemi shtrirë dorën Prishtinës dhe kemi
pranuar integrimin, dhe jemi në rrugë të mirë që të mbyllim fjalën e integrimit të serbëve në Kosovë", ka thënë Cvetkoviq, ndërsa ka shtuar se Parteshit i duhet përkrahja e institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.
Komuna e Parteshit është e katërta komunë e krijuar përmes procesit të decentralizimit në Kosovë pas komunave të Graçanicës, Ranillugut dhe Kllokotit.