E Shtunë, 31 Tetor 2026

U ndanë, Genta me Milotin!

Genta Ismajli dhe Milot Binaku i kanë dhënë fund bashkëjetesës së tyre.

Pas disa viteve lidhje dhe bashkëjetesë në një banesë të përbashkët, çifti, sipas një burimi të afërt me ta, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas disa keqkuptimeve që i kishin pasur më parë.

E kontaktuar me telefon në lidhje me këtë çështje, Genta Ismajli nuk ka qenë në gjendje që as ta pohojë, por edhe ta mohojë një gjë të këtillë.

“Kam vendosur që mos të flas shumë për jetën time private”, ka thënë Genta për Rozë.

Këngëtarja nuk ka qenë në gjendje të flasë për lidhjen e saj. E vetmja përgjigje e saj ka qenë se momentalisht nuk mund të flasë për këtë rast.

Por, një burim i afërt me këngëtaren ka thënë për Rozë se çifti janë ndarë.

“Ata kanë pasur disa mosmarrëveshje edhe më parë. Ende nuk dihen shkaqet e ndarjes”, ka thënë ky burim.

Këtë javë Genta përpos ndarjes është akuzuar edhe për vjedhjen e një kënge nga një këngëtare armene.

Këngëtarja e R&B-së, Silva Hakobyan kishte fituar në një garë të BBC-së me këngën “I Like” në vitin 2006.

Pothuajse e njëjta këngë është realizuar në Kosovë në vitin 2009 dhe kompozitor i saj është Virusi, ndërkaq tekstin e këngës e ka shkruar MC Beka.

Këngëtarja Genta Ismajli ishte krenuar me këtë këngë gjatë një interviste që kishte bërë për Rozë dhe kishte thënë se teksti, muzika dhe të gjitha i kishin fjetur asaj në shpirt.
Nuk dihet se a ka qenë ideja e saj që kënga të kopjohet nga këngëtarja e Armenisë apo për këtë nuk e ka njoftuar kompozitori Virusi.

Megjithatë, Genta është duke marrë pjesë nëpër të gjitha emisionet festive të Vitit të Ri që xhirohen tani për t’u shfaqur në TV gjatë festave.

Ndërkaq, për lidhjen e saj me Milotin ajo nuk dëshiron të flasë për momentin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›