Bridge nuk kthehet në Kombëtare

Mbrojtësi i majtë i Manchester Cityt, Wayne Bridge nuk do të kthehet në Kombëtaren e Anglisë. Selektori Fabio Capello kishte theksuar se pret që Bridge të ndërrojë mendjen para fillimit të Kampionatit botëror.
Mirëpo, një mik i afërm i futbollistit i ka thënë tabloidit anglez, Sunday Mirror: “Asgjë nuk ka ndryshuar. Ai ka menduar gjatë para se të marrë vendim dhe nuk mund të kthehet të luajë në një ekip me John Terryn”. Bridge është tërhequr nga Kombëtarja, pas aferës së Terryt me ish-të dashurën e tij, Vanessa Perroncel.