Anija e mbytur/ 22 të vdekur, nesër ditë zie

Rëndohet bilanci i viktimave pas përmbytjes së anijes "Ilinden" në liqenin e Ohrit. Sipas ministrit të mbrojtjes së Maqedonisë Zoran Konjanovski,
22 persona kanë humbur jetën nga tragjedia e sotme në Ohër. Ndërkohë qeveria e Republikës së Maqedonisë do të zhvillojë sonte një seancë të jashtëzakonshme me rastin e mbytjes së anijes turistike "Ilinden" në liqenin e Ohrit.
Njëkohësisht, qeveria maqedonase vendosi që ditën e nesërme, 6 shtatorin, ta shpallë ditë zie në Republikën e Maqedonisë. Kryeministri Nikolla Gruevski dhe disa ministra ndodhen në Ohër. Në vendngjarje është i pranishëm edhe presidenti i vendit, Gjorge Ivanov.
Më herët, ministri maqedonas i Transporteve dhe Komunikacioneve, Mile Janakieski dha dorëheqjen pas mbytjes së anijes "Ilinden" në ujërat e liqenit të Ohrit. Janakieski tha se dorëheqjen do t'ia dorëzonte kryeministrit Nikolla Gruevski.
Në anijen e mbytur ndodheshin 74 turistë bullgarë. Anija "Ilinden" u mbyt 32 km larg Manastirit të Shën Naumit.
Nga të dhënat mësohet se aksidenti ka ndodhur sapo anija është nisur nga bregu. Anija "Ilinden" po përshkonte Liqenin e Ohrit, kur është dhënë sinjali i incidentit. Deri më tani nuk ka një arsye se përse ka ndodhur fundosja e saj.