E Diel, 1 Nëntor 2026

Carter përkrah shtetin palestinez

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, ka mbështetur të mërkurën përpjekjet palestineze për sigurimin e pranimit të shtetit të tyre në Asamblenë e përgjithshme të OKB, përkundër frikës së Shtëpisë së Bardhë se kjo gjë do të kishte pasoja negative në rajon. Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 09:39

Carter ka thënë në Atlanta se një mbështetje të tillë nuk do ta jepte sikur administrata e presidentit Obama të ishte “dalë me çfarëdo propozimi gjithëpërfshirës për paqe”.

Sipas Carter, meqë propozim të tillë nuk ka, palestinezëve nuk iu kanë mbetur shumë zgjidhje pos që të kërkojnë pranimin e pavarësisë.
"Si alternativë ndaj bllokadës aktuale jo me qejf e mbështes iniciativën palestineze për pranim”, tha Carter.

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, deklaroi se do të dërgojë të deleguarit e saj në Izrael dhe në territorin palestinez, me qëllim që të bindin palestinezët për të hequr dorë nga kërkesa për pranim në OKB, dhe për të bindur të dyja palët që t’i kthehen negociatave të bllokuara.

Edhe pse SHBA kërcënojnë se me veto do të parandalojnë palestinezët nga marrja e anëtarësisë në OKB, këta të fundit ende shpresojnë se gjatë këtij muaji do t’ia arrijnë këtij synimi, pas aq shumë dekadave të pritjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›