Mitrovice serbet barrikade mbi Iber

Një barrikadë mbi urën në lumin Ibër thekson dhe më ndarjen në mitrovicë duke rritur më tej tensionet në veri . Banorët serbë kanë zbrazur të paktën katër maune zhavorr mbi të. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti konfirmon dhe dëmtimin e një kamere të sigurisë. "Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i do të koordinohen për veprimet e mëtejshme. E rëndësishme është se nuk ka persona fizikë të tubuar në afërsi të urës kryesore mbi Lumin Ibër, ndërsa pengesa fizike është prezente.
Policia e Kosovës ka rritur masat e sigurisë në zonat e banuara me popullatë të përzier në veri", tha Hoti. Në veri janë rishfaqur tensionet pas paralajmërimeve të Qeverisë se Kosovës se nga e premtja do të hapen vendkalimet kufitare 1 dhe 31 në prag të vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen.
Pak para mesante qindra serbë, bllokuan urën kryesore mbi lumin Ibër e pasi kanë thyer kamerat e sigurisë, që ishin të vendosura në urë kanë shkarkuar disa kamionë me zhavorr për të ndaluar qarkullimin e plotë. Gjatë kohës kur ka ndodhur shkarkimi i zhavorrit nga kamionët, karabinierët italianë, të cilët kanë qenë prezentë në cepin verior të urës, janë tërhequr në pjesën jugore të qytetit.
Media në Kosovë bën të ditur se rreth orës 1:00 pas mesnate, serbët kanë tentuar të bllokojnë edhe rrugën që ndodhet rreth 100 metra përtej zonës së ‘Tre rrokaqiejve’, por kanë hasur në rezistencë të banorëve shqiptarë nga fshati Suhodoll.
Sipas këtyre burimeve, shkarkimi i zhavorrit pranë urës është realizuar nga tre kamionë me ngjyrë të bardhë, pa targa dhe shenja identifikimi të kompanisë që i përkasin. Aksioni ka zgjatur më pak se pesë minuta.
Forca të mëdha të KFOR-it dhe policisë me automjetet e tyre, duke përfshirë këtu edhe tanket, kanë qëndruar deri rreth orës 2:00 të mëngjesit të së enjtes mbi urën kryesore të Ibrit për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.