SHBA:Do mbrohemi nga sulmet në Pakistan
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka paralajmëruar Pakistanin se Uashingtoni do të bëjë gjithçka të mundur për të mbrojtur forcat amerikane nga sulmet e militantëve pakistanezë drejt Afganistanit.
Komentet e tij pasojnë sulmet e militantëve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe në selinë e NATO-s në Kabul.
Gjashtëmbëdhjete persona kanë humbur jetën në betejën që ka zgjatur rreth 20 orë.
Paneta ka fajësuar rrjetin Hakani, një grup me seli në Pakistan dhe aleat me Al Kaidën dhe talibanët.