E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carvalho mungon një muaj

Chelsea do të jetë pa Ricardo Carvalhon për së paku katër javë, pasi qendërmbrojtësi ka lënduar ligamentet në nyjën e këmbës gjatë fitores 5-0 ndaj Portsmouthit të mërkurën.

Nëse 31 vjeçari do të mungojë për saktësisht katër javë, ai do të mund t’i ndihmojë Chelseas në tri ndeshjet e fundit në Premierligë.

Por, Carvalho nuk do të jetë në dispozicion për disa takime të rëndësishme, përfshirë përballjen me Aston Villan dhe Manchester Unitedin, si dhe ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup kundër ekipit të Marin O’Neill.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›