Nani vazhdon në Man Utd

Mesfushori i Manchester Unitedit, Nani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me kampionin e Premierligës. Reprezentuesi portugez, i cili iu bashkua klubit nga Sporting Lisbona në verën e vitit 2007, kishte edhe dy vjet në kontratën e kaluar.
Por, menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, beson se Nani ka filluar të tregojë potencialin e tij. “Ai është futbollist i talentuar, i cili është zhvilluar jashtëzakonisht shumë pas ardhjes në klub”, tha Ferguson. Nani ka bërë 97 paraqitje dhe shënoi 12 gola për United.