Platini propozon ndryshime në Ligën e Kampionëve
Presidenti i UEFA-s Mishel Platini, duke përmendur edhe Shqipërinë në listën e vendeve të vogla, por me një tifozeri të zjarrtë, ka thënë se këto shtete kanë të drejtë të shohin në fushat e tyre yjet e futbollit botëror. Por kjo sipas numrit në të futbollit evropian, do të ndodhë nëse do të ndryshojë formati i Ligës së Kampionëve dhe asaj të Evropës, në mënyrë që skuadrat të vendeve të vogla të kenë mundësi të përballen me skuadrat e mëdha të kontinentit.
"Kur kam qenë futbollist i Juventusit, kam patur rastin të luaj në shumë vende të Evropës Lindore, kjo pasi shorti më binte të luaje edhe ndaj skuadrave si në Shqipëri, apo Islandë. Një gjë e tillë mund të mos ishte shumë reklamuese për skuadrat e mëdha, por absolutisht ishte për tifozët e këtyre vendeve të cilat prisnin me padurim të shihnin yjet e futbollit nga afër. Për këtë arsye, mendoj se duhet t'iu kthejmë atyre emocionet fantastike të Ligës së Kampionëve", është shprehur Platini në fjalën e tij gjatë Kogresit të Zakonshëm të UEFA-s, që u mbajt në Tel Aviv të Izraelit.
Në të njëjtën kohë, Platini ka zyrtarizuar rikandidimin e tij në zgjedhjet presidenciale për qeverinë evropianë të futbollit që do të mbahet vitin e ardhshëm. "Mund të them se kemi shumë punë për të bërë, dhe jam i kënaqur t'iu them se do të kandidoj përsëri në zgjedhjet e ardhshme", ka përfunduar Mishel Platini, i cili edhe njëherë ka konfirmuar mbështetjen e tij për Ukrainën dhe Poloninë, dy vendet që do të organizojnë kampionatin evropian të vitit 2012.
Nertan Prifti