Melburn, të parët Hamilton dhe Button

McLaren jep një sinjal të fortë në provat e lira përpara Cmimit të Madh të Australisë se për Ferrarin kjo garë nuk do të jetë e lehtë. Leuis Hamilton dhe Jenson Button kanë regjistruar kohët më të shpejta në cirkuitin e Melburne, në sesionin e dytë të provave.
Pasi shiu i detyroi pilotët të kthehen në pit-stop dhe të ndryshojnë gomat, britaniku Hamilton ka kryer kohën më të shpejtë, duke ndaluar kronometrin në 1 minutë e 25.801 sekonda, duke lënë pas kolegun e skuadrës, Button. Vetëm pak më i ngadaltë se Hamilton, kampioni në fuqi ka treguar gjithsesi një performancë të fortë. Provë e mirë edhe për 7 herë kampionin e botës, gjermanin Michael Schumacher, që arriti deri në vendin e tretë me Mercedes e tij, përpara se të kalohet nga australiani i Red Bull, Mark Vebber.
Nuk kanë munguar edhe incidentet, të shkaktuar më tepër nga reshjet e shiut. Sebastian Vettel humbi kontrollin e makinës vetëm në fund të xhiros së shpejtë, kështu që gjermani e përfundoi garën i 16th, pas Ferrarit të Fernando Alonsos dhe përpara brazilianit Felipe Massa, që me vendin e 18 shënon një përfaqësim për tu harruar të skuderisë italiane.
Eno Skarço < I mëparshmi