E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk dua të kthehem në Juventus

Tiago Mendes ka pranuar se dëshiron të nënshkruajë kontratë afatgjate në Atletico Madrid, pas huazimit nga Juventus gjatë afatit kalimtar të janarit. Reprezentuesi portugez ka insistuar se nuk dëshiron të kthehet në Itali, pasi ka filluar të adaptohet në kryeqytetin spanjoll.

“Nuk dua të kthehem në Itali. Mirëpo, kam edhe dy vjet kontratë me Juventusin dhe nuk mund të vendos se çka do të ndodhë. Atletico Madrid është klub i veçantë. Tifozët kanë pasion të madh dhe ne futbollistët e ndiejmë këtë”, tha Tiago për Cadena Ser.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›