Marco Reus u pa dje në Barcelonë!

Superylli i Borusia Dortmund, Marco Reus dje është parë në Barcelonë. Ylli gjerman hapi spekulimet pas publikimit të vizitës së tij në Barcelonë.
Mediat filluan të lidhin një kalim të mundshëm të tij te skuadra katalonase. Por kanë qenë mediat gjermane ato që kanë larguar të gjitha dilemat.
Reus ka qenë në Barcelonë për të xhiruar një reklamë televizive, gjë e cila është konfirmuar edhe nga agjenti i tij./indeksonline/