Casanova i Federico Fellinit, shfaqet në Tiranë
U shfaq dje në sallën “Nënë Tereza” të Pallatit të Kulturës në Tiranë, filmi “Il Casanova di Federico Fellini”. Nën interpretimin e aktorëve Donald Sutherland e Tina Aumont, ky film bazohet në “Histoire de ma vie”. Shumë pasazhe regjisori i njohur italian ka zgjedhur t’i sjellë siç janë përshkruar në rrëfimet autobiografike të Casanova-s, duke respektuar në të njëjtën kohë edhe shpirtin e të dhënat historike të librit. Filmi është xhiruar me pjesë, si shumë të tjerë të regjisorit, kjo për arsye nga më të ndryshmet, duke nisur kryesisht me problemet e produksionit e me përzgjedhjen e aktorëve. Fytyra e Donald Sutherland u ribë e gjitha, dhe kjo për arsye se ai duhej t’i ngjante portretit të famshëm të Casanova-s së vërtetë, një vizatim i vëllait të tij, Francesco. Kritiku Roberto Chiesi e ka prezantuar këtë film për admiruesit e kinematografisë italiane në Tiranë.
#