E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kultura, nënshkruhet bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë

Marrëveshja

Ministri i Kulturës së Shqipërisë, Ferdinand Xhaferaj, dhe ai i Kosovës, Lutfi Haziri, nënshkruan marrëveshjen Për Vitet 2010–2012 bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit Kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë dhe Misionit të Përkohshëm të Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) të datës 12 gusht 2002. Përmes kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi synohet forcimi, zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e kulturës, artit, sportit dhe rinisë. Palët kanë nënshkruar bashkëpunim në fushën e trashëgimisë kulturore, atë të kulturës, kulturës së shkruar, kinematografisë, politikave rinore e sporteve. Ky bashkëpunim mes Shqipërisë e Kosovës është nxitur nga dëshira e përbashkët për promovimin dhe njohjen më të mirë dhe të ndërsjellë të vlerave të përbashkëta në këto fusha.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›