Ksera ne Gjeneve Shqiperia respekton te drejtat e punonjesve

Ministri i Punës, Spiro Ksera ka marrë pjesë në Konferencën e 100 të Organizatës ndërkombëtare të Punës në Gjenevë. Ai i ka bërë të njohur vendeve anëtare, se qeveria shqiptare ka rritur nivelin e zbatimit të të drejtave të punonjësve.
Ministri Ksera përmendi dhe disa nga përpjekjet më spikatëse, të Qeverisë shqiptare për një zhvillimin ekonomik e social të qendrueshëm dhe të orientuar në zbatimin e punës së denjë, e cila përbën dhe bazën e drejtësisë sociale.
Meqë punësimi është sfida kryesore e çdo shoqërie, Ksera ka shtuar se Qeveria shqiptare ka marrë parasysh rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare, për rishikimin e politikave të punësimit. Me objektivin, që papunësisa të ulet çdo vit në nivelin 0.4%.
Duke u ndalur tek politikat, që po ndjek qeveria për uljen e varfërisë dhe rritjen e mirëqënies, ministri i punës vuri në dukje se pagat në Shqiperi, po rriten me ritme më të larta se inflacioni.