E Shtunë, 31 Tetor 2026

Casillas: Titulli nuk është humbur

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, ka deklaruar se titulli nuk është humbur, pavarësisht disfatës nga Osasuna.

Reali ka ngecur shtatë pikë ndaj Blaugranëve pasi pësoi disfatë 1-0 nga Osasuna në takimin e mbrëmshëm.

“Është një diferencë e rëndësishme, por e rikuperueshme. Është e qartë se ne kemi bërë një hap prapa, por kjo nuk do të thotë se gjithçka është e humbur. Ne do të vazhdojmë të punojmë, të fitojmë ndeshje para nesh dhe presim për një rënie të Barcelonës, e cila do të na lejojë neve t`u afrohemi atyre”, ka thënë Casillas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›