Hyka në Tiranë

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 08:34
Jahmir Hyka pjesën e dytë të kampionatit do të luajë te Tirana. Presidenti Refik Halili ka arritur marrëveshje me lojtarin, që të premten prishi kontratën me grekët e Panioniosit.
Hyka është talenti i tretë kuqezi që afrohet te Tirana, pas aventurës së dështuar në gjysmën e parë të këtij sezoni në ligat europiane.
Mesfushori 22-vjeçar pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Nevil Dede, për derbin e nesërm me Dinamon.